LAJMI I FUNDIT:

Youtube ndalon komentet në videot për fëmijë (Foto)

Youtube ndalon komentet në videot për fëmijë (Foto)

Në përpjekje që të mbrojë sa më shumë fëmijët dhe familjet, Youtube kërkon të ndalojë shkëmbimin e komenteve nga shfrytëzuesit nën 18-vjeçarë.

Shumë brende ndaluan reklamimet në këtë platformë, kur u kuptua, se po shfrytëzohet nga pedofilët për të joshur fëmijët nëpërmjet formave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, algoritmi i fshinte komentet nga sulmuesit e mundshëm, si dhe ato që kishin përmbajtje të turpshme. Tani, do të fshijë të gjitha komentet, që lihen te videot për të rinj.


Në një njoftim të lëshuar së fundmi, Youtube ka bërë të ditur se do të pamundësojë komentet, te videot që janë të dedikuara për fëmijët e vegjël.

Gjatë muajve në vazhdim, pritet që të ndalohen komentet në të gjitha materialet, që janë të dedikuara për të rinj, që nuk janë më të vjetër se 18 vjet.

Së fundmi, Youtube ka bërë të ditur, se ka larguar të gjitha materialet, që mund të përmbajnë brenda Meme Challenge.

Kjo lojë e rrezikshme, shfaqej në filma të animuar dhe i detyronte fëmijët të vet lëndohen, duke i kërcënuar në mënyra të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Apple pezullon më shumë se 135 mijë aplikacione në vendet e BE-së

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Kalo në kategori