YouTube ashpërson rregullat ndaj këngëve të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale

YouTube do të prezantojë opsionin për të sinjalizuar këngët të cilat janë të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe që imitojnë zërin e artistëve të njohur.
Sipas udhëzimeve të reja nga YouTube, kompanitë e muzikës do të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për të larguar nga platforma ato këngë që shfrytëzojnë versione artificiale të zërave të artistëve.
Një vegël e re do të shtohet në platformën e videos që do t’iu mundësojë kompanive të diskografisë dhe distributorëve të identifikojnë dhe raportojnë këngët që kopjojnë në mënyrë të paautorizuar zërin karakteristik të këndimit të artistëve.
Ndikimi i muzikës artificiale të gjeneruar nga AI ka qenë një fenomen i shfaqur si rezultat i progresit të teknologjisë gjenerative AI – që është një mjet teknologjik i aftë të krijojë tekst, figura vizuale dhe zëra të besueshëm nga udhëzimet e përdoruesve.
YouTube gjithashtu ka shprehur se do të zgjerojë mundësinë për individët të paraqesin ankesa për ‘deepfakes’ nëpërmjet përditësimit të procedurave të ankesave për privatësinë.
Platforma njëkohësisht thekson rëndësinë e udhëzimeve të përditësuara për AI në trajtimin e përmbajtjes që trajton çështje delikate – të tilla si proceset zgjedhore, konfliktet aktuale dhe krizat e shëndetit publik, ose në kontekstin e zyrtarëve publikë.
Do të vendoset një etiketë specifike që tregon se një video përmban përmbajtje të gjeneruar nga AI në pjesën përshkruese të videos, dhe një etiketë më të spikatur në rastet kur videoja trajton tema më të ndjeshme. YouTube shtoi se çdo material që sjell shkelje të rregullave ekzistuese të përmbajtjes dhe është i gjeneruar artificialisht do të fshihet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë