LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: LDK pavetëdijshëm po futet në diskursin e LVV-së

Ymeri: LDK pavetëdijshëm po futet në diskursin e LVV-së

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se LDK në raport me zgjedhjen e  presidentit është treguar e pavendosur e që, sipas tij, kjo po i kushton.

“Shenjat e para që ka dhënë LDK, që mbase ndryshon qëndrim, e ka bërë atë si parti që mund të ushtrohet trysni. Pra e kemi parë edhe javën e kaluar që presioni publik ndaj LDK-së ka qenë më i madh në raport me të tjerët”, deklaroi ai në “Debat Plus”.

Ymeri thotë se LDK nuk ka pasur asnjë borxh ndaj Vjosa Osmanit.


“Të dy palët kanë përfituar nga njëri-tjetri [LDK-Osmani] në të kaluarën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti thotë se LDK po futet në diskursin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“LDK pavetëdijshëm po futet në diskursin e LVV-së. Këta po thonë ose Vjosa Osmani ose zgjedhje. Ndërsa LDK po pozicionohet për zonjën Osmani. Nuk është se AAK ose PDK po i presin krahë hapur zgjedhjet, mirëpo LDK ka treguar se po frikësohet më së shumti”.

Analisti thotë se Veliu apo Selmanaj duhet të sakrifikohen kësaj radhe për të mirën e partisë dhe t’i mbështeten shumicës për të qëndruar në sallë për Vjosa Osmanin.

“Nëse partia ka vendosur se votimi i Osmanit është për të mirën e saj, Veliu apo Selmanaj duhet të sakrifikohen për të mirën e LDK-së”, tha ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori