Please enter at least 3 characters.

Yllka Gashi në një pozë joshëse dhe sensuale (Foto)

2017/08/yyylk.jpg

Aktorja e njohur Yllka Gashi muaj më parë u kthye nga Amerika në Prishtinë, ku është duke vazhduar qëndrimin së bashku me familjen e saj.

Megjithëse vitet kanë kaluar, dhe Yllka më nuk është bërë më pjesë e skenës, prapëseprapë publiku e do shumë, dhe këtë e vërteton edhe numri i saj i madh i ndjekësve në rrjetet sociale.

Ajo është mjaft aktive në Facebook dhe Instagram, duke ndarë kështu me ndjekësit herë pas here imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Gashi ka publikuar një fotografi të realizuar vite më parë, në të cilën shfaqet mjaft joshëse me një fustan të zi.

Fustani, i cili te dekolteja e hapur vë në pah sensualitetin e aktores, bën që Yllka të duket edhe më tërheqëse në fotografinë bardhë e zi.

Ajo është shquar gjithmonë për bukurinë e saj dhe linjat trupore. /Telegrafi/