Ylli i Real Madridit i qëndron besnik klubit, kërkon publikisht rinovimin e kontratës

Veterani i Real Madridit, Dani Carvajal, së fundmi ka ndarë disa mendime sa i përket të ardhmes së tij, duke e bërë të qartë se prioriteti i tij është që të vazhdojë tek ‘Los Blancos’.
Ai e ka pranuar se nëse të gjitha palët e përfshira në negociata pajtohen, ai do ta rinovonte kontratën e tij aktuale.
“Nëse të gjitha palët pajtohen, unë dua ta rinovojë dhe ta zgjasë karrierën time tek Real Madridi. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe është ende ajo që dua”, ka thënë Carvajal për Mundo Deportivo.
Carvajal, i cili ka qenë një lojtar kyç për Carlo Ancelottin, ka luajtur një rol të madh në sukseset që arritën madrilenët sezonin e kaluar.
Reprezentuesi spanjoll edhe një herë tjetër e theksoi besnikërinë që ka ndaj Real Madridit, duke thënë se nuk do të luante për asnjë klub tjetër në Evropë.
“Nuk do të doja të luaja për ndonjë klub tjetër në Evropë pas kohës sime këtu tek Real Madridi. Ka të bëjë me respektin”, ka thënë ai.
Carvajal në 421 ndeshje zyrtare të luajtura deri më tani me fanellën mbretërore, ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 64 asistime.
Për fund, ai foli edhe për garën e ashpër për titull në La Liga dhe përkundër faktit se kanë mbetur katër pikë mbrapa Barcelonës, Carvajal mbetet i qetë dhe me besim.
“Ne kemi zhvilluar vetëm katër ndeshje, është një garë e gjatë dhe kalendari po bëhet më i ngarkuar, ndeshjet janë më kërkuese dhe sigurisht ata do të lëshojnë pikë”, përfundoi Carvajal./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit