LAJMI I FUNDIT:

Ylli në grup të vështirë në FIBA Europe Cup

Ylli në grup të vështirë në FIBA Europe Cup

Kampioni i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli, pasi nuk arriti të kualifikohet në grupet e Ligës së Kampionëve, duke u mundur nga Benfica, do të garojë në grupet e FIBA Europe Cup.

Kjo do të jetë hera e parë që skuadra therandase do të jetë pjesë e kësaj gare.

Ndeshja ndaj portugezëve ishte debutimi për Yllin në garat evropiane.


Ylli do të jetë në Grupin A, ku bën pjesë edhe Hapoel Galil nga Izraeli dhe dy skuadrat gjermane, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.

Grupi shihet i vështirë për kampionët e Kosovës, por që duan të bëjnë paraqitje në arenën ndërkombëtare.

Sigal Prishtina nëse depërton në grupe do të jetë së bashku me Happy Casa Brindisi, Donar Groningen dhe BC Budivelnyk Kyiv, kurse Trepça nëse arrin të kalojë në grupe do të përballet me Anwil Wloclawek, Karhu Basket dhe Egis Kormend. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori