LAJMI I FUNDIT:

Ylli i “Monty Python”, komediani Terry Jones vdes në moshën 77-vjeçare

Ylli i “Monty Python”, komediani Terry Jones vdes në moshën 77-vjeçare
Anëtarët e "Monty Python" (Foto: Shutterstock)

Terry Jones, një prej komedianëve që u bë i njohur në sajë të “Monty Python”, ka vdekur në moshën 77-vjeçare nga sëmundja e demencës.

Sipas agjentit të Jones, legjenda e komedisë vdiq të martën në mbrëmje.

Në një deklaratë, familja e tij tha se vdiq, “pas një beteje të gjatë, tejet të guximshme, por gjithnjë me humor të mirë me një formë të rrallë të çmendurisë”.


Aktorët e “Monty Python” (Foto: Getty Images/Guliver)

Eric Idle, John Cleese, Michael Palin, Graham Chapman, Terry Gilliam dhe Jones ishin anëtarët grupit që bënë revolucion në konceptet e komedisë – “Monty Python”.

Të gjitha lajmet nga Terry Jones
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Terry Jones

Përveç kësaj të fundit, Jones u shfaq edhe në seri të tjera televizive përfshirë “The Life Of Brian”.

Në vitin 2016, ai u diagnostikua me çmenduri frontotemporale.

Terry Jones (Foto: Getty Images/Guliver)

Gruaja e Jones, Anna Soderstrom dhe fëmijët Bill, Sally dhe Siri, thanë: “Të gjithë kemi humbur një njeri të llojit, qesharak, të ngrohtë, krijues dhe me të vërtetë të dashur, me personalitetin e pa kompromis, intelektin e pamëshirshëm dhe humorin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë kënaqësi miliona njerëzve në gjashtë dekada”.

“Puna e tij me Monty Python, librat, filmat, programet televizive, poemat dhe vepra të tjera do të jetojnë përgjithmonë”, thanë në vazhdim ata. /Telegrafi/

Anëtarët e “Monty Python” (Foto: Shutterstock)

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori