LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Një lojtar i Liverpoolit raportohet se ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re dhe tashmë dy klube tjera angleze kanë shprehur interesim për të. 

‘Të Kuqtë’ kanë tri dilema para afatit kalimtar veror, me Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah që do të mbesin pa kontrata në fund të qershorit. 

Asnjë nga këta tre lojtarë nuk është pajtuar me kushtet e reja, teksa Real Madridi ka shfaqur interesim të fortë për Alexander-Arnold. 


Megjithatë, tani kjo dilemë është rritur edhe më shumë pasi është krijuar pasiguri edhe për një lojtar tjetër. 

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë
Lexo po ashtu Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Sipas Football Insider, portieri Caoimhin Kelleher nuk është i gatshëm të nënshkruajë për momentin një kontratë të re në ‘Anfield’. 

Reprezentuesi irlandez do të futet në 12 muajt e fundit të kontratës së tij këtë verë, me Newcastle dhe Chelsea që janë të etur ta transferojnë nëse e mban këtë qëndrim. 

Kelleher ka bërë tetë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon në mungesë të Alisson duke impresionuar tifozët, por megjithatë kjo është e pamjaftueshme për të që të sigurojë fanellën e titullarit. 

26-vjeçari momentalisht është zgjedhja e dytë pas Alisson por duke marrë parasysh se atyre do t’i bashkohet në verë edhe Giorgi Mamardashvili, do të jetë e pamundur që të marrë minuta. 

Portieri nga Gjeorgjia nënshkroi për Liverpoolin nga Valencia për shumën e 34 milionë eurove verën e kaluar, por dy klubet arritën marrëveshje që ai të qëndrojë si huazim në Spanjë për gjithë sezonin 2024/2025./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

La Liga
Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Përfaqësueset
Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin

La Liga
Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Para ndeshjes me Shqipërinë, Thomas Tuchel e quan një lojtar të Anglisë 'joprofesionist'

Kombëtarja e Shqipërisë
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Situatë e shëmtuar te Belgjika dhe Thibaut Courtois është në qendër të saj

Përfaqësueset
Kalo në kategori