LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Ligës Premier nuk përfshihet në kombëtaren e tij për Kupën e Kombeve të Afrikës

Ylli i Ligës Premier nuk përfshihet në kombëtaren e tij për Kupën e Kombeve të Afrikës

Klubi i madh i Ligës Premier, Chelsea ka marrë një lajm pozitiv përpara Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), me një nga lojtarët e tyre yje që nuk përfshihet në skuadrën e tij kombëtare për turneun e janarit.

Të tillë yje si Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të shkojnë në Kamerun muajin e ardhshëm për të përfaqësuar kombet e tyre.

Por, Hakim Ziyech nuk do të ketë shansin të luajë për kombëtaren e tij pasi është përjashtuar nga skuadra e Marokut.


Hakim Ziyech përjashtohet nga Maroku për sjellje të papranueshme
Lexo po ashtu Hakim Ziyech përjashtohet nga Maroku për sjellje të papranueshme

Megjithatë, përjashtimi i tij nuk duhet të jetë një surprizë e madhe pasi ylli i Chelseat humbi të gjashtë ndeshjet kualifikuese të vendit të tij për Kupën e Botës 2022 këtë vit.

Ai nuk ka luajtur për skuadrën e Vahid Halilhodzic që nga një miqësore kundër Burkina Fasos në muajin korrik.

Pavarësisht se shihet si njeriu kryesor i Marokut, përplasja e Ziyech me Halilhodzic do të thotë se ai do të shikojë kombëtaren e tij nga shtëpia.

Halilhodzic ka përfshirë talentin e Ligës Premier, mbrojtësin e Wolves, Romain Saiss, si dhe dyshen e Watford, Adam Masina dhe Imran Louza.

Maroku është në grup me Ganën, Gabonin dhe Ishujt Comores dhe e nis kampionatin e tyre më 10 janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori