LAJMI I FUNDIT:

Ylli kroat refuzoi Real Madridin, kishte një arsyeje shumë të veçantë

Ylli kroat refuzoi Real Madridin, kishte një arsyeje shumë të veçantë

Real Madridi është padyshim një nga klubet më të mëdha në botë dhe është ëndrra e thuajse çdo futbollisti ta vesh fanellën e tyre.

Por të pakët janë ata futbollistë që refuzojnë Real Madridin nëse i vije një ofertë nga Los Blancos.

Talenti i Kroacisë dhe Dinamo Zagrebit, Martin Baturina, ka ‘refuzuar’ ofertën e Real Madridit, raporton Patrick Berger.


Los Blancos po i ofronin 21-vjeçarit një marrëveshje pesëvjeçare, duke përfshirë huazimin dy-vjeçar të lojtarit brenda Spanjës.

Por kjo nuk i pëlqeu lojtarit i cili vendosi të refuzoj ofertën e Real Madridit pasi qëllimi i tij është të shkoj në një top klub dhe të luaj aty e jo të shkoj në huazim.

Barcelona, ​​Atletico Madrid dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e kroatit, çmimi i të cilit thuhet të jetë 20-25 milionë euro.

Baturina ka shënuar dy gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 17 paraqitje për Dinamo e Zagrebit këtë sezon, duke përfshirë një gol dhe dy asistime në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori