LAJMI I FUNDIT:

Ylli Hoxha: Nesër kemi tragjedi kombëtare

Ylli Hoxha: Nesër kemi tragjedi kombëtare

Në intervistën “Ballë për Ballë” në emisionin Ora e Fundit, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, ka folur për ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit si president i Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ne nuk e pranojmë Thaçin si kryetar legjitim të Kosovës. Ai nuk është figurë unfikuese, madje ai është shumë përçarës. Forca e fjalës së tij është për tu vënë në dyshim. Thaçit nuk do t’i largohen protestat në asnjë ditë të punës së tij keqbërëse ndaj vendit. Ai është zgjedhur president me blerjen e votave edhe duke bërë lëshime antikushtetuese ndaj Serbisë. Lista Serbe nuk e ka pranuar Thaçin për prijës të UÇK-së, ata nuk kanë ndryshuar por që ky i është afruar atyre. Ai mund të ketë militant, por qytetarët nuk janë ata që duan ta kenë atë president”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, në rastin e zgjedhjes së Thaçit president kemi edhe deputetë që janë shitur.


“Nuk e shoh jolegjitime që nesër qytetarët të protestojnë për këtë tragjedi kombëtare që do të na ndodh. “Përgjegjësia për zgjedhjen e Thaçit qëndron tek deputetët që kanë shitur votën. Thaçit nuk do t’i largohen protestat në asnjë ditë të punës së tij keqbërëse ndaj vendit”, ka theksuar ai, duke shtuar se “ky njeri është i papranueshëm edhe brenda edhe jashtë”.