LAJMI I FUNDIT:

Yll Kastrati, e ardhmja e basketbollit kosovar

Yll Kastrati, e ardhmja e basketbollit kosovar

Yll Kastrati është një nga basketbollistet e rinj që shihet si e ardhmja e basketbollit kosovar.

Kastarti për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka folur rreth sukseseve të vitit 2022.

“Viti 2022 për mua ka qenë me shumë suksese e në të njëjtën kohë edhe me shumë sfida. Fillimisht me ekipin Marigona Hill Prishtina jemi shpallur kampionë me gjeneratat U-16 dhe U-14 ku edhe jam shpallur MVP. Poashtu këtë vit kam qenë pjesë e projektit FIBA YDF, ku gjatë kësaj kohe kemi marrë pjesë në turne që u mbajtën në disa vende si: Turqi, Rumani, Bullgari dhe Maqedoninë Veriore. Kjo njëherësh ishte përvojë e mirë në aspektin e zhvillimit tim si lojtar”.


Ylli ka treguar edhe rreth eksperiencës së tij në kampin Jr.NBA të Evropës dhe Lindjes së Mesme:

“Këtë vit kam qenë i ftuar në kampin Jr.NBA të Evropës dhe Lindjes së Mesme e cila u mbajtë në Itali. Gjatë këtij kampi kam mësuar shumë gjëra të reja nga trajnerët e nivelit më të lartë të cilët kanë udhëhequr ekipe të ndryshme në NBA. Pjesëmarrja ime në këtë kamp ka qenë një eksperiencë e paharrueshme”.

Kastrati gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësues U-16, e sipas tij përfaqësimi i Kosovës, sa është prioritet është edhe përgjegjësi.

“Duke qenë pjesë e kombëtares se Kosovës me gjeneratën U-16, është një ndjenjë e veçantë, por në të njëjtën kohë është edhe një përgjegjësi e madhe për ta mbajtur fanellën e kombëtares së Kosovës”, nënvizoi Kastrati, duke shtuar:

“Poashtu do të doja ti falënderoja trajnerët që deri tani bënë një punë të palodhshme me mua”.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Premier League
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori