Yjet bashkohen për të ndihmuar Haitin

Ngjarja ka filluar me performancë nga Alicia Keys në Los Angeles, e pasuar një apel nga George Clooney për të ndihmuar njerëzit e Haitit. Më pas anëtarët e bendit Coldplay kanë performuar këngën e tyre ‘A Message’, duke shkëlqyer nga studioja e tyre në Londër.
Nga artistët tjerë të cilët do të përfshihen janë Madonna, Beyonce, Sting, Christina Aguilera dhe Shakira.
Emisioni dyorësh do të jepet nëpër të gjitha rrjetet e mëdha televizive në Amerikë, MTV britanike dhe në internet.
Yjet si Robert Pattinson Jack Nicholson, Jennifer Aniston, Penelope Cruz, Billy Crystal, John Cusack, Stevie Wonder, Brad Pitt dhe Bill Clinton janë personat të cilët i pranojnë donacionet.
Të gjitha performancat muzikore që nga sot mund të blihen në internet dhe të ardhurat do të shkojnë në fondet që ndihmojnë Haitin./Telegrafi/
Disa prej yjeve duke biseduar në telefon gjatë oranizimit të mbrëmshëm ‘Hope For Haiti Now’ (Foto: AP)
Jennifer Aniston dhe Daiel Craig (Foto: AP)
Julia Roberts (Foto: Getty Images)
/Telegrafi/


































































