Yaya Toure i ka kaluar testet mjekësore në Londër dhe është afër nënshkrimit të një kontrate të re ka thënë agjenti i tij Dimitry Seluk.
Toure, tani 35 vjeç, është lojtar i lirë pas largimit nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar, ku i kishte mbaruar edhe kontrata.
Ylli i Bregut të Fildishtë ka qenë i lidhur me një lëvizje te West Ham, por ka qenë ish-trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, tani shefi i ‘Çekanëve’ që e ka hedhur poshtë mundësinë.
Por tani duket se Toure është gati të fillojë aventurën e re dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Dimitri Seluk.
“Toure ka kaluar testet mjekësore në Londër. Yaya është afër nënshkrimit të një kontrate të re”, ka shkuar ai.
🔥🔥🔥 Toure @YayaToure has passed a medical in London. Yaya is close to signing a new contract.
— Dimitry Seluk (@dmitriseluk) August 28, 2018
Toure ka fituar tre tituj të Ligës Premier me Cityn, por u largua në rrethana disi të acaruara, kur akuzoi menaxherin Pep Guardiola se kishte probleme me afrikanët.
Toure e filloi karrierën profesioniste në Belgjikë me Beveren, dhe pastaj kaloi në kampionate si Ukrainë, Greqi dhe me Monacon në Ligue 1 përpara se të kalonte te Barcelona në vitin 2007.
Pas tre vjetësh në Camp Nou City ai erdhi te City.
Ai bëri gjithsej 316 paraqitje për qytetarët, duke shënuar 79 gola dhe duke fituar gjashtë trofe. /Telegrafi/