Yang Qian e Kinës fiton medaljen e parë të artë në “Tokio 2020”

Sportistja kineze, Yang Qian është fituesja e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi ka fituar në disiplinën e qitjes me Pushkë Ajrore.
Yang Qian ka fituar medaljen e parë të artë në “Tokio 2020”, duke triumfuar me një rekord të ri olimpik prej 251.8 pikësh.
Medalja e artë iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, në përputhje me protokollet e Covid-19 që do të prekin çdo aspekt të këtyre Lojërave Olimpike.
Vetëm një pjesë e vogël e stafit mbështetës kinez ishin aty për ta uruar atë për fitoren e saj pas një finale të cilën ajo e fitoi me një rekord olimpik ndaj ruses Anastasiia Galashina në raundin e fundit.
“Jam jashtëzakonisht krenare dhe e lumtur që fitova”, ka thënë shkurtimisht pas triumfit 21-vjeçarja Yang. /Telegrafi/





















































