LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi prezanton çelësin e vet digjital me BMW-në si bashkëpunëtor

Xiaomi prezanton çelësin e vet digjital me BMW-në si bashkëpunëtor

Pasi që Apple e kishte prezantuar veçorinë e saj të Car Key në vitin 2020, konkurrentët nga Android iu përveshën punës dhe prezantuan versionet e tyre të çelësave digjital.

Oppo, OnePlus dhe vivo i prezantuan çelësat e tyre digjital disa ditë më parë duke bashkëpunuar me Nio, dhe tani Xiaomi e zgjodhi BMW-në për ta vënë në funksion veçorinë e tyre.

Gjatë prezantimit të serisë Xiaomi 13 në eventin MWC të këtij viti në Barcelonë, zëdhënësi i kompanisë tha se Xiaomi do ta vinte në dispozicion çelësin e saj digjital tek pronarët e disa modeleve të zgjedhura të BMW-së duke filluar nga gjysma e dytë e këtij viti, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.


Çelësi digjital mund të përdoret për ta mbyllur, hapur e edhe për ta ndezur veturën tuaj. Kjo veçori është veçanërisht e dobishme kur ju duhet që t’ia huazoni dikujt veturën tuaj.

Ju vetëm duhet ta shpërndani çelësin tuaj digjital me ata persona pa pasur nevojë që t’ia huazoni kopjen fizike të çelësit tuaj. Çelësi digjital ka integrimin e njëjtë me Wallet-in e Google dhe me disa platforma të tjera. /Telegrafi/