LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi lanson Mi Max me çmim të zbritur

Xiaomi lanson Mi Max me çmim të zbritur

Xiaomi ka lansuar një model të ri të pajisjes Mi Max.

Versioni i ri i Xiaomi Mi Max vjen në treg me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB hapësirë të brendshme.

Qëllimi i lansimit të pajisjes është që të sjell një variant të lirë në treg. Xiaomi Mi Max me 2GB RAM memorie do të ketë cmim fillestar prej 179 dollarëve.


Specifikat tjera të pajisjes janë përafërsisht të njejta me Mi Max të lansuar në maj. Pajisja e re poashtu është e furnizuar me procesorin Snapdragon 650 dhe baterinë prej 4850 mAh.

Mi Max i ri ka dy kamera, atë frontale prej 5 megapiksel dhe kamerën e pasme prej 15 megapiksel, për foto dhe video.

Telefoni i ri nga Xiaomi do të punoj përmes MIUI 8, variant i kompanisë i bazuar në Android Marshmallow.