Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, është bërë një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ndan me ndjekësit herë pas here fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku nuk mungojnë hera herës edhe imazhet provokuese.


Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka ndarë me ndjekësit disa fotografi mjaft provokuese, nga pushimet e saj në jug të Shqipërisë.

iamjuliananura 362887580 18294318541117947 4438234881525590732 n

E veshur me një kostum të zi dhe me një shami shumëngjyrëshe në kokë, Xhuli është dukur mjaft joshëse dhe 'e nxehtë' në këto fotografi.

Ajo njëherësh u kujdes që të vinte në pah linjat e saj trupore, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

xhul

"Ndjeni erën e detit dhe ndjeni qiellin. Lëreni shpirtin dhe shpirtin tuaj të fluturojnë", ka shkruar Xhuli në mbishkrimin e imazheve në Instagram.

iamjuliananura 362924810 18294318550117947 794284795628908312 n 1

Xhuli përndryshe ka pasur një vit mjaft të suksesshëm, ku në formatin e shumë shikuar Big Brother VIP Kosova, ajo rezultoi e treta në finalen e madhe, dhe njëherësh femra më e arritur në këtë spektakël. /Telegrafi/

iamjuliananura 362697835 18294318568117947 9086441014799919547 n Foto: Xhuli Nura/Instagram