Xhudistët janë ata të cilët i sollën Kosovës medalje të shumta nga arena ndërkombëtare edhe pse të njëjtit u përballën me vështirësi dhe probleme të shumta për shkak të pandemisë COVID-19.
Sportistet si Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Laura Fazliu, në krye me trajnerin Driton Kuka i sollën Kosovës trofe shumë të rëndësishëm, medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka deklaruar për KosovaPress, se pandemia COVID-19, ka prekur direkt edhe ekipin e xhudos duke vështirësuar shumë punën e tyre, por që sakrifica e madhe që ata kanë bërë, në fund është shpërblyer me trofe të rëndësishëm.
“Edhe ne në sport kemi pasur sfida të jashtëzakonshme këtë vit. Jemi munduar ta menaxhojmë në atë kohën kur jemi mbyllur të gjithë që në një formë ta kemi një kontinuitet për arsye se nuk dihej a do të mbaheshin Lojërat Olimpike. Mirëpo, në fund u vendos të shtyhen Lojërat Olimpike edhe mandej ne pak e ndryshuam strategjinë, tre muaj kemi qenë të karantinuar, kemi vazhduar stërvitjet, mandej kemi ndryshuar modalitetin deri kur kanë filluar garat në shtator”.
“Ajo çfarë na solli telashe ishte virusi kur ka hyrë në një pjesë të ekipit, kemi pasur përgjysmim. 1/3 e ekipit ka shkuar në gara, ndërsa të tjerët kanë qenë, po flas për Kampionatin Evropian, garën më të rëndësishme, të tjerët është dashur të izolohen. Prapë kemi arritur që prej tre garuesve të kthehemi me dy medalje. Janë medaljet e vetme elitare për sportin e Kosovës, jo vetëm për xhudon por për të gjitha sportet. Kjo më bën të ndihem mirë për arsye se gjithë ajo sakrifica e garuesve gjatë pandemisë në një farë forme është shpaguar”, ka thënë trajneri.
Kuka ka thënë se mbështetja nga ana e shtetit ishte në nivelin e duhur gjatë kohës së pandemisë dhe derisa ata ishin duke marrë pjesë në garat evropiane. Madje, bën thirrje që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje.
“Kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe me ministrinë, edhe me Komitetin Olimpik të Kosovës me të cilët kemi bashkë ndjerë këto problemet e sportit, problemet e garuesve, klubeve dhe faktikisht shteti ka qenë në nivel të duhur sa i përket përkrahjes për sportin. Po besoj që kjo të vazhdoj edhe më tutje sepse po hyjmë në vitin tashmë olimpik ku do të kemi shumë gara, shumë punë, shumë sakrifica, shumë sfida, por besoj se kjo të kurorëzohet me medalje në lojërat olimpike”, është shprehur ai.
Sa i përket vitit 2021, Kuka ka thënë se synimi i ekipit të xhudos për vitin e ardhshëm janë që të kthehen me medalje nga të tri kompeticionet që pritet të marrin pjesë si Kampionati Evropian, Kampionati Botëror i xhudos, si dhe Lojërat Olimpike.
“Na presin shumë gara, do të thotë Kampionati Evropian, në vitin e ardhshëm do të mbahet edhe Kampionati Botëror në xhudo, por gjithsesi caku janë Lojërat Olimpike. Po besoj që nga këto tri gara të mëdha të kthehemi me medalje. Kjo është ajo çfarë ne synojmë, por besoj që ekipi është duke punuar mirë. Deri më tani pothuajse në çdo garë ku kemi shkuar jemi kthyer me medalje dhe besoj që ky trend të vazhdoj tutje. Nuk ka ndodhur pothuajse në këto katër, pesë vite të mos kthehemi pa medalje nga asnjë garë”, theksoi Kuka.
Se pandemia COVID-19, i vendosi para vështirësive të mëdha, e pranojnë edhe vet xhudistet si Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Laura Fazliu. Gjithsesi ato theksojnë se kjo nuk do t’i zmbraps.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit