LAJMI I FUNDIT:

Xhudo mund t’i sjellë Kosovës medalje nga Evropiani i Lisbonës

Xhudo mund t’i sjellë Kosovës medalje nga Evropiani i Lisbonës
(Fotoarkiv: Facebook/KOK)

Kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në hapjen e Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’, ekipi olimpik i Kosovës në xhudo po kërkon medaljet e reja nga Kampionati Evropian i Lisbonës së Portugalisë, që mbahet prej 16-18 prill 2021.

Për dallim nga Evropiani i vitit të kaluar, i mbajtur në Pragë të Republikës së Çekisë, ku ekipi i xhudos u paraqit vetëm me tri xhudiste, shkaku i daljes pozitiv të xhudistëve tjerë, në Lisbonë do të paraqiten me gjashtë garues.

Distria Krasniqi (-48 kilogramë), Nora Gjakova (-57 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), do të synojnë medalje dhe pikë të reja olimpike, ndërsa kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, do të pushojë.


Xhudo momentalisht qëndron brenda pesë normave olimpike, të cilat mbeten vetëm për t’u konfirmuar edhe zyrtarisht për Majlindën, Distrian, Norën, Lorianën dhe Akilin. Të gjithë këta qëndrojnë në top-10 të renditjes olimpike dhe pikët e reja iu duhen për të përmirësuar renditjen.

Normën e gjashtë xhudo po e kërkon me Laura Fazliun, e cila momentalisht ndodhet në vendin 50 në renditjen olimpike të kategorisë -63 kg.

Shorti do të hedhet të enjten, ndërsa në ditën e parë të garave (e premte), garojnë Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Flaka Loxha.

“Iu urojmë fat dhe suksese ekipit tonë të xhudos, në krye me mjeshtrin ndërkombëtar Driton Kuka”, thuhet në një publikimi në faqen e KOK-ut në Facebook.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori