Duke gjykuar nga tendencat e fundit në rrjetet sociale, por edhe nga stilistët, si Marc Jacobs dhe modelet, si Bella Hadid, xhinset e ngushta shumë shpejt mund t’i takojnë të kaluarës.

Aktoret Katie Holmes dhe Tracee Ellis Ross, si dhe modelja Bella Hadid, janë shfaqur me xhinse të gjera, të çrregullta - kurse i fundit në një seri të pantallonave të gjera është përfshirë stilisti i famshëm i modës, Marc Jacobs, i cili duhej t'i jepte vulën e tij unike trendit të ri.


Jacobs veshi xhinset me këmbë të gjera të markës luksoze Balenciaga dhe gjithçka u dokumentua nga postimet në profilin e tij në Instagram.

jacobns (Foto: Instagram/themarcjacobs)

Më herët edhe marka kult e xhinseve, Levi's, njoftoi për "rregullin e këmbëve të gjera" me një koleksion të ri mode në fillim të vitit.

Derisa fotografitë nga rrjetet sociale dhe stili i veshjes së blogerëve dhe ndikuesve të modës lë të kuptohet për të njëjtën gjë. /Telegrafi/

xhinse1 (Foto: Twitter/Matt Whitlock)

xhinse4 (Foto: Twitter/Matt Whitlock)