Xherdan Shaqiri që shënoi golin e barazimit në ndeshjen e Zvicrës ndaj Spanjës (1-1), ka folur pas takimit që u mbyll me fitoren e spanjollëve me penallti.

Shaqiri u nxjerr nga loja në minutën e 80-të, ku pastaj ka pranuar trajtim mjekësor.


Ylli shqiptar që shënoi tre gola në këtë Kampionat Evropian, ka thënë se është krenar me ekipin.

208105548 4399495236769193 6662456382384923413 n

“Jam shumë krenar me ekipin”, ka thënë Shaqiri, që ishte kapiten në këtë ndeshje.

“Penalltitë janë disi 50 -50. Kam qenë nervoz duke i parë goditjet nga pika e bardhë. Mendoj se na ka munguar pak fati sot”, e ka mbyllur Shaqiri.

E5TtY3mXMAcOIT  scaled

Zvicra u fut në mesin e tetë më të mirave, pas fitores ndaj Francës. /Telegrafi/

telegrafi sport app