LAJMI I FUNDIT:

Xhemaj i PDK-së: Rusia zyrtare iu gëzua fillimit të punës së Gjykatës Speciale, pasi me vite fabrikoi akuza e dëshmi kundër UÇK-së

Xhemaj i PDK-së: Rusia zyrtare iu gëzua fillimit të punës së Gjykatës Speciale, pasi me vite fabrikoi akuza e dëshmi kundër UÇK-së

Drejtori për komunikim në Partinë Demokratike të Kosovës, Bashmir Xhemaj ka thënë se Rusia zyrtare i është gëzuar lajmit për ngritjen e aktakuzave ndaj ushtarëve e prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë e cila siç tha ai është pritur.

Përmes një postimi në Facebook, Xhemaj ka thënë se ky gëzim i Rusisë vjen pas shumë vitesh që kanë fabrikuar dëshmi e akuza ndaj UÇK-së.

“Ashtu siç pritej, pas shumë vitesh luftë speciale nën rogoz për të fabrikuar dëshmi e akuza ndaj UÇK-së dhe Kosovës, Rusia edhe zyrtarisht i është gëzuar fillimit të punës së Gjykatës Speciale. Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një komunikate paska kërkuar të dënohen ushtarët e UÇK-së, pa dallim, duke i kërkuar Perëndimit t’i hapë sytë për shtetësinë e Kosovës.“Kosova ka kohë që është bërë vatër e ekstremizmit dhe krimit si fqinjë i BE-së. Ne shpresojmë, që më në fund, Perëndimi të hapë sytë ndaj paralajmërimeve për natyrën e vërtetë të “shtetësisë” së Kosovës”, përfundon cicërrima skandaloze në Twitter e MPJ-së ruse”, shkruan Xhemaj.


Xhemaj tha se “Edhe ata pak njerëz në Kosovë që kanë pasur dyshime për karakterin e vërtetë të Speciales dhe kush qëndron prapa, duhet të binden tani se ajo po përdoret tash e një kohë si instrument për të goditur të arriturat tona dhe vë në pikëpyetje shtetin e Kosovës”.

“Nuk është më sekret se rusët, serbët dhe kundërshtarët e Kosovës, pa dallim, e nxitën, financuan dhe prodhuan raportin e Dick Martyt që e solli Specialen. Qëllimi i kahmotshëm është zhbërja e Kosovës së pavarur, duke gjykuar pikërisht UÇK-në dhe themeluesit e saj”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori