LAJMI I FUNDIT:

Xhaka vlerësohet si më i miri

Xhaka vlerësohet si më i miri

Borussia Moenchegladbach ka humbur një ‘finale’ për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve nga Schalke 04 me rezultat të ngushtë 2-1.

Skuadra e Granit Xhakës gjatë tërë ndeshjes ka qenë më e mirë në fushë, por në fund kanë pësuar.

Mesfushori kosovar i Gladbachut, Granit Xhaka si gjithnjë ka qenë titullar dhe ka luajtur gjatë tërë ndeshjes.


Në fund Xhaka është shpallur si futbollisti më i mirë i ndeshjes dhe ka marrë notën 8,2 që ishte më e larta jo vetëm nga skuadra e tij por edhe nga Schalke.

Edhe pse humbi takimin ndaj Schalkes, Gladbach mbetet ende me gjasa të mira për të zënë njërën nga pozitat tre dhe katër që i dërgojnë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

schalke - gladbach