LAJMI I FUNDIT:

Xhaka do ti mungon Moenchengladbachut

Xhaka do ti mungon Moenchengladbachut

Mesfushori kosovar Granit Xhaka është pajtuar me trajnerin e tij te Borussia Moenchengladbach, Andre Schubert që e zëvendësoi në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Ingolstadit.

Zëvendësimi i Xhakës erdhi pas një kartoni të verdhë të marrë në ndeshjen që skuadra e tij e humbi në fundjavë. Dhe, për shkak të këtij kartoni do t’i mungojë Moenchengladbachut në ndeshjen e ardhshme që e zhvillon kundër Hannoverit, përcjell Koha Ditore.

“Unë mund ta kuptojë këtë zëvendësim, pasi trajneri ka dashur të më mbronte. Mund të vë bast që lojtarët e Ingolstadtit kishin për qëllim që të më largonin me karton të kuq. Në çdo duel kundër meje janë rrëzuar”, ka thënë Xhaka për “Bild”.


Xhaka 23-vjeçar edhe në ndeshjen e kaluar kundër Ingolstadit pati telashe. Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe u pat suspenduar për katër ndeshje. Xhakës i vjen keq që nuk do të mund të luajë kundër Hannoverit.

“Më vjen keq që nuk mund ta ndihmoj skuadrën, është një ndeshje shumë e rëndësishme, nëse nuk i marrim tri pikë, mund ta harrojmë Ligën e Kampionëve”, ka theksuar Xhaka. Reprezentuesi i Zvicrës në 24 paraqitje me fanellën e Moenchengladbachut ka shënuar tri gola.

Edhe trajneri Schubert ka thënë se është detyruar që ta largojë Xhakën. “Nuk kemi dashur të rrezikojmë. Nganjëherë këto vendime të dhembin. Edhe mua më ka inatosur, pasi me qejf do ta lija në lojë Granitin”, ka thënë Schubert.

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori