LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Së bashku dhe të unifikuar ta tejkalojmë krizën e pandemisë dhe të gjitha sfidat e tjera

Bashkimi festiv i familjeve, ndarja e fjalëve të bukura dhe mendimeve fisnike, solidarizimi me më pak të lumturit, qofshin ata të afërm apo të largët, të njohur apo të panjohur, le të ju përmbushen me paqen dhe qetësinë magjike që e japin festat, shkroi në urimin me rastin e Krishtlindjes kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në emrin e tij personal dhe në të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përhapja e mendimeve pozitive, besimi, respekti i ndërsjelltë dhe mirëkuptimi, humanizmi, sakrifikimi dhe uniteti, thotë Xhaferi, janë obligim për secilin prej nesh.

“Ky vit ishte veçanërisht i vështirë dhe pikëllues për vendin tonë, për qytetarët tanë dhe unë shpresoj se kurrë më nuk do gjendemi para sfidave të atilla si vend, si qytetarë dhe si qenie njerëzore dhe apeloj te të gjithë Ju të nderuar, të jemi akoma më të përgjegjshëm ndaj vetes, ndaj të gjithëve përreth nesh dhe ndaj shtetit, bashkë dhe të unifikuar ti tejkalojmë edhe krizën pandemike edhe të gjitha sfidat tjera që na dalin si pengesë në rrugë. Drejtoj dëshira të sinqerta për shëndet të mirë dhe shërim të të gjithëve që u prekën nga virusi KOVID-19, dëshira për paqe familjare dhe shpirtërore, për mirëqenie, përparim personal dhe kolektiv në çdo fushë të jetës shoqërore. Gëzuar festa!”, shkroi Xhaferi në urimin drejtuar besimtarëve ortodoksë.


Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori