LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Nëse BE dëshiron stabilitet më të madh në fqinjësinë e vet, nevojitet perspektivë e besueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor

Xhaferi: Nëse BE dëshiron stabilitet më të madh në fqinjësinë e vet, nevojitet perspektivë e besueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi në takimin e 10-të të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore që po zhvillohet në Budapest tha se Hungaria ka dëshmuar në dekadat e kaluara se është për integrimin tonë të përshpejtuar dhe të plotë evropian dhe euroatlantik.

“Ky është interesi ynë i përbashkët nëse kihet parasysh fakti që potencohet në më shumë raste nga politikanë të lartë evropianë, përkatësisht se, nëse Unioni dëshiron stabilitet më të madh në fqinjësinë e vet, atëherë nevojitet perspektivë e besueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor, e bazuar në sistemin e meritave.

Mirëpo, doemos duhet të theksoj se ajo perspektivë rrezikon të bëhet e lodhshme dhe joatraktive për ne si vende kandidate nëse dështon dhe nuk i respekton vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian që në plan të parë e vënë prosperitetin, paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të kontinentit”, tha Xhaferi.


Xhaferi tha se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur progres mbresëlënës në fushën e zbatimit të pakos së reformave kryesore, ndërkaq me nënshkrimin dhe zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dëshmuam se mundemi të shërbejmë si model për kohezionin e brendshëm, avancimin dhe kultivimin e marrëdhënieve ndëretnike.

“Besonim se me nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë dhe me pranimin e të gjitha propozimeve të kryesisë së Bashkimit Evropian të propozuara vitin e
kaluar, duke përfshirë edhe propozimin nga maji 2021, do ta tejkalojmë edhe kontestin me Republikën e Bullgarisë, megjithatë, fatkeqësisht, përgjigjja nga Bullgaria është në drejtim krejtësisht të kundërt, plotësisht e ndryshon qasjen ndaj procesit, që është në kundërshtim me përpjekjet për përforcimin e besimit dhe dialogut të pandërprerë politik. Kuptohet, situata momentale komplekse në Bullgari e pamundëson dialogun tonë më aktiv, duke përfshirë edhe në nivel parlamentar, ku si kolegë deputetë do të mund të bisedonim më hapur dhe në mënyrë më fleksibile dhe të kontribuonim bashkërisht në tejkalimin e kësaj gjendjeje me gjetjen e kompromisit për çështjet e hapura”, shtoi Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori