Xhaferi: Maqedonia e Veriut i mbështet në mënyrë parimore aspiratat euro-atlantike të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në përbërje të delegacionit ishin edhe Driton Selmanaj, zëvendës-kryeministër i Qeverisë dhe Meliza Haradinaj-Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës.
Siç informojnë nga kabineti i Xhaferit, në takim u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy vendeve mike, që karakterizohen me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë.
Kryetari Xhaferi e theksoi bashkëpunimin pozitiv dhe konstruktiv ndërmjet Kuvendeve të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës dhe shprehu pritje për intensifikimin e dialogut politik përmes mbajtjes së seancës së parë të përbashkët ndërmjet qeverive të dy vendeve.
Ai vlerësoi se dërgimi i 44 pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në përbërje të KFOR-it, si rotacioni jonë i parë në mision të paraprirë nga NATO, pas fitimit të statusit të anëtarët të plotfuqishëm në Aleancë, do të kontribuojë në stabilitetin e mëtejmë si të Kosovës, ashtu edhe të gjithë rajonit.
Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i mbështet në mënyrë parimore aspiratat euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe në vazhdimësi shpreh gatishmëri për ndarjen e përvojave në këto procese. Njëherazi,ai shprehu shpresë për përparim kualitativ të Kosovës në integrimin në BE, si edhe fitimin e liberalizimit të vizave.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehu mbështetje për dialogun Beograd – Prishtinë, me bindje se do të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme e pranueshme për të dyja palët dhe e përshëndeti Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington.
Kryetari i Qeverisë së republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, përgëzoi për ndryshimet e rëndësishme, për reformat e jashtëzakonshme dhe përparimin që e arriti Republika e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se me këtë është krijuar një moment i ri për zhvillimin dhe stabilitetin e tërë rajonit. Ai foli për gjendjen në Kosovë, sidomos në planin e eurointegrimeve dhe e theksoi interesin për realizimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të financuara nga Be-ja.
Xhaferi dhe Hoti folën për bashkëpunimin ekonomik dhe projektet me prioritet për ndërlidhjen infrastrukturore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me qëllim të afrimit plotësues të dy vendeve dhe mundësimit të qarkullimit të lirë të njerëzve dhemallrave.
Në fund të takimit, bashkëbiseduesit e nënvizuan nevojën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, që do të kontribuojë në përforcimin e mëtejmë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si edhe në përparimin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit – duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Maqedonia e Veriut pranohet në SEPA, Angellovska-Bezhoska: Hap historik për vendin tonë

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim të dyshuarit që grisi Kuranin në Prizren

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi