LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Cereteli: Jemi të gatshëm për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për procedurat zgjedhore

Xhaferi-Cereteli: Jemi të gatshëm për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për procedurat zgjedhore

Në kuadër të Takimit të katërt të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Euroazisë në temën: “Euroazija e madhe: Dialog, besim, partneritet”, që mbahet më 23 deri 24 shtator të vitit 2019 në Nur Sultan, Republika e Kazakistanit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare
të OSBE-së George Cereteli.

Në takim merrnin pjesë, Enes Ibrahim, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Paskal Alizar, nënkryetar i AP të OSBE-së dhe senator nga Franca.

Në takim u bë fjalë për thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kësaj Asambleje Parlamentare, që është organizata e vetme parlamentare në strukturën e OSBE-së dhe ka rolin vital ndërmjet pjesës qeveritare të OSBE-së dhe përfaqësuesve që janë të zgjedhur drejtpërdrejt prej qytetarëve.


Kryetari Xhaferi theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet lartë roli i OSBE në zhvillimin e proceseve demokratike në vend, sidomos aktivitetet e Misionit të OSBE-së në Shkup, që bashkëpunon ngushtë me Kuvendin, me qëllim të përforcimit të pavarësisë parlamentare, funksionit mbikëqyrës dhe rolit demokratik, si edhe avancimit të barazisë gjinore. Ai foli për perspektivat e proceseve eurointegruese të Maqedonisë Veriore dhe për zbatimin e reformave themelore në shumë fusha strategjike ku Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka luajtur rol kryesor.

Kryetari i AP të OSBE-së Cereteli, drejtoi urime për vendimet e guximshme dhe për reformat që i realizoi Republika e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se shumë vende e shohin vendin si shembull pozitiv për zgjidhjen e suksesshme të konflikteve në përputhje me parimet e Aktit final të Helsinkut të OSBE-së. Ai vlerësoi se anëtarësimi i vendit tonë në NATO dhe fillimi i negociatave aderuese me BE-në do të kontribuojë për stabilitetin e përgjithshëm dhe prosperitetin e shtetit dhe rajonit.

Kryetari Cereteli informoi për aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe vlerësoi se të gjitha vendet pjesëmarrëse në OSBE duhet të punojnë në përmbushjen e angazhimeve të Organizatës, me ç’rast e potencoi rolin e parlamentarëve në këtë plan. Cereteli foli për mekanizmat e ndryshme të AP të OSBE -së dhe rolin e përfaqësuesve specialë duke paralajmëruar se Përfaqësuesi special për Evropën Juglindore, Mark Priçard në kohën më të shkurtër do të realizojë vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u bë fjalë edhe për aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe të OSBE/ODIHR për mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç'rast u shpreh gatishmëri për zbatimin e tërësishëm të rekomandimeve për përmirësimin e procedurave zgjedhore.

Në fund të takimit, Kryetarët Xhaferi dhe Cereteli u pajtuan se bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së duhet të vazhdojë edhe në të ardhme.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori