LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi befason mediumet maqedonase, flet shqip

Xhaferi befason mediumet maqedonase, flet shqip

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka befasuar mediumet në konferencën për shtyp në të cilën duhej të jep llogari për 100 ditët e para të punës së tij si kryetar i kuvendit, ku për dallim nga herët tjera ku ai fillon fjalimet me disa fjali hyrëse në gjuhën shqipe dhe më pas vazhdon në gjuhën maqedone, sipas dispozitave të Kushtetutës, ai këtë herë vazhdoi edhe pjesën e mbetur të fjalimit në gjuhën shqipe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas disa minuta transmetim pa përkthim, disa mediume e ndalën transmetimin pa asnjë sqarim dhe dukej se janë të befasuar nga situata e papritur dhe pasi Xhaferi përfundoi fjalimin në gjuhën shqipe ato mediume u kyçën përsëri në transmetim./Telegrafi/