LAJMI I FUNDIT:

Xavit i përfundon kontrata në fund të sezonit, Laporta flet për situatën

Xavit i përfundon kontrata në fund të sezonit, Laporta flet për situatën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivon”, ku ka folur për shumë ngjarje rreth klubit, prej tyre edhe rinovimi i kontratës së Xavi.

Marrëveshja aktuale e trajnerit të parë të Barcelonës përfundon më 30 qershor 2024, pra në fund të sezoni 2023-2024.

“Ai do të rinovojë kur ne të kemi bërë skuadrën ashtu siç dëshiron Xavi dhe kur klubi të mendojë se është koha e duhur”.


“Do të bëhet, por në kohën e duhur dhe kur klubi të ketë qetësinë që i nevojitet. Jo në kulmin e afatit kalimtar”, ka thënë Laporta.

Një nga çështjet që e shqetëson klubin është edhe situata me “Fair Play-n Financiar”, gjë që është duke e stopuar rinovimin e trajnerit dhe këtë e pranoi edhe Laporta.

Xavi angazhoi dy lojtarë për ta bindur Gundoganin për transferimin te Barcelona
Lexo po ashtu Xavi angazhoi dy lojtarë për ta bindur Gundoganin për transferimin te Barcelona

“Xavi duhet të jetë i qetë, sepse ai dhe stafi i tij e kanë të garantuar rinovimin. Brenda mundësive të klubit, Xavi dhe stafi i tij do të jenë të kënaqur me punën dhe pagat që përfitojnë”, ka thënë i pari i klubit katallan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

La Liga
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

La Liga
Arsyeja pse Barcelona ka flamurin e Anglisë në simbolin e saj

Arsyeja pse Barcelona ka flamurin e Anglisë në simbolin e saj

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori