LAJMI I FUNDIT:

Xavi shpreson në dështimin e Real Madridit dhe ta fitojnë La Ligën

Xavi shpreson në dështimin e Real Madridit dhe ta fitojnë La Ligën

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur shumë i lumtur pas fitores ndaj Sevillas.

Blaugranasit triumfuan me golin e shënuar nga Pedri, që mjaftoi në fund për duelin që përcaktoi se kush do të renditej pas Real Madridit.

“Nuk mund ta besoja që nuk po fitonim, ne e meritonim por gjithmonë kishte një këmbë të një lojtari të Sevillas”, deklaroi Xavi. “Sot mundëm një super skuadër, një nga ato që ju i quani “të mëdhenjtë”, ne mundëm një tjetër të madhe”.


Barca merr pikët ndaj Sevillas, i falet talentit të Pedrit
Lexo po ashtu Barca merr pikët ndaj Sevillas, i falet talentit të Pedrit

Ai theksoi se “është një fitore me gjashtë pikw, që na tregon se ku jemi”, duke shtuar për ndeshjen se “në përgjithësi ishim superiorë, krijuam shumë raste, por portieri Bono ishte shumë i mirë. Ata janë skuadra më e mirë mbrojtëse në La Liga dhe kishin humbur vetëm dy ndeshje”.

Në lidhje me golin e Pedrit, Xavi u shpreh: “Personalisht e inkurajoj që të gjuajë sepse ka një goditje të mirë, por gjithmonë ka parasysh pasimin e fundit, pasimin vendimtar, mw ka ndodhur edhe mua. Por, ka momente që ai e kupton dhe gjuan. Sot shënoi një gol të madh”.

Xavi pati ankesa edhe në referim, duke dërguar një mesazh te gjyqtarët e ndeshjes.

Notat e lojtarëve: Barca 1-0 Sevilla, veçohen Dembele dhe Pedri
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Barca 1-0 Sevilla, veçohen Dembele dhe Pedri

“Më vjen inat se më duket ata kujtojnë se jam duke luajtur ende. Gjyqtarët duhet të kuptojnë se duhet të jenë të qetë. Unë i besoj shumë ndershmërisë së referimit tw tyre. Nuk më pëlqen të flas më shumë, ata duhet të flasin. Gonzalez Fuertes ju mund ta pyesni pse fishkëlleu ose çfarë pa. Por, unë nuk mund të flas në emër të gjyqtarëve, unë besoj në ndershmërinë e tij”.

Së fundi, ai tha se “të paktën ne do të përpiqemi të fitojmë La Ligën. Kur nuk varet nga vetja, ne duhet të shikojmë tjetrin. Është e vështirë për Madridin të dështojë kaq shumë, por ne do të përpiqemi deri ne fund”.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona është ngritur në vend të dytë në renditje, me pikë të barabarta me vendin e tretë dhe të katërt (Atletico Madrid dhe Sevilla) dhe me 12 pikë prapa liderit Real Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori