LAJMI I FUNDIT:

Xavi shpjegon ‘dominimin’ e Napolit që shkaktoi barazimin ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Xavi shpjegon ‘dominimin’ e Napolit që shkaktoi barazimin ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Xavi beson se Napoli ka ‘dominuar’ Barcelonën gjatë përballjes së tyre në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por vetëm për 10 minuta, gjë që bëri katalanasit të pajtoheshin me barazim në ndeshjen e parë.

Xavi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Getafen ka shpjeguar se Barcelona nuk mund ta përballojë të humb ndonjë ndeshje deri në fund të sezonit në rast se duan të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

“Ne duhet të mbështesim fjalët tona. Ne duhet të veprojmë dhe mendoj se ekipi ka vepruar mirë. Ne nuk mund të dështojmë në ndonjë ndeshje nëse duam të fitojmë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xavi.


“Ne patëm më shumë ndoshta një problem mendor ndaj Napolit. Ne duhej të qetësonim lojën, por e lejuam Napolin që të na dominojë për ato 10 minuta, nuk kishte të bëjë asnjëherë me probleme fizike”.

Trajneri i ardhshëm i Barcelonës: Krahasimet për katër kandidatë që duan të ulen në stol
Lexo po ashtu Trajneri i ardhshëm i Barcelonës: Krahasimet për katër kandidatë që duan të ulen në stol

“Ne nuk kemi shumë kohë për të pushuar dhe është koha që lojtarët më të mirë të luajnë. Ne nuk do të bëjmë ndonjë ndryshim nga ndeshja ndaj Napolit”, përfundoi tekniku spanjoll.

Napoli dhe Barcelona do të përballen përsëri me njëra-tjetrën të martën e 12 marsit në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori