Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se ai refuzoi një ofertë pune për t'u bashkuar me stafin e Brazilit, sepse donte të priste mundësinë për të marrë drejtimin e skuadrës nga Camp Nou.

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) iu afrua ish-mesfushorit në vitin 2021 me një ofertë për t'u bashkuar me stafin e trajnerit Tite, por Xavi donte një rol të trajnerit dhe vendosi të priste radhën e tij te Barcelona.


“Ishte një mundësi krejtësisht e papritur. Kam folur me ta përmes agjentit tim, pata mundësinë të bashkohem me stafin e Tites dhe të punoj me ta, por doja të isha trajneri kryesor, prisja mundësinë time për të qenë te Barcelona”, ka thënë fillimisht Xavi për Goal.

tite 3

“Jam aty ku dua të jem, për mendimin tim në klubin më të mirë në botë, dhe kjo është në zemrën time. Jam aty duke u kënaqur dhe duke u përpjekur ta kthej situatën në Barcelonë, por pata një shans dhe fola me ta. Ishte e papritur, historike do të thosha, por e refuzova sepse doja të isha trajner”, përfundoi spanjolli.

Xavi përfundoi duke marrë detyrën e trajnerit të Barçës në nëntor 2021, duke zëvendësuar Ronald Koeman pas një fillimi zhgënjyes të sezonit. Ai i udhëhoqi Blaugranët në vendin e dytë në La Liga.

barcelona 1

Skuadra e tij ka një fillim të fortë këtë sezon pasi ata janë në krye të tabelës, por ata u eliminuan nga fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas Kupës së Botës, djelmoshat e Xavit do t'i rikthehen aksionit të ndeshjeve vendasve me një ndeshje kundër Espanyolit më 31 dhjetor. /Telegrafi/

telegrafi sport app