Thuhet se Xavi do t'i vërë dorën e fundit planeve për të startuar me katër sulmues në të njëjtën kohë, pasi synon ta kthej ekipin e Barcelonës në një makineri golash.

Sipas Xavier Bosch të gazetës Mundo Deportivo, Xavi tashmë e provoi këtë sistem në parasezon dhe sërish e provoi në një ndeshje të La Ligës.


Sistemi i katër sulmuesve duket se e bën Barçën të shënojë të paktën dy gola për ndeshje.

Kundër Real Madridit në parasezon, Barça e përfundoi ndeshjen me Raphinha, Ansu Fati , Ez Abde dhe Ferran Torres të gjithë në fushë. Ferran shënoi golin e fundit në fitoren 3-0.

Xavi e provoi sërish kundër Cadiz me Abde, Ferran, Fati dhe Robert Leëandoëski që përfunduan ndeshjen. Edhe një herë, Ferran shënoi një gol të vonshëm për të siguruar një fitore 2-0.

Por, si do të duket në letër ky sulm me katër lojtarë?

xavi barca

Formacioni duket i dyshimtë në mbrojtje, por kur ata shtyjnë përpara në tranzicion, kjo skuadër mund të jetë e vështirë të ndalet.

Sezonin e kaluar, asnjë ekip në Evropë nuk fitoi më shumë ndeshje me rezultate 1-0 sesa Barca (8 sosh). Blaugranët duan të ndryshojnë mungesën e golave ​​të mjaftueshëm pasi hyjnë në Ligën e Kampionëve këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app