Xavi i përgjigjet thashethemeve se ai mund të ndryshojë vendimin e tij për largim nga Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka adresuar thashethemet se ai mund të ndryshojë vendimin e tij për tu larguar nga Barcelona në fund të sezonit aktual.
Në janar, gjatë një konference për shtyp, Xavi lëshoi ‘bombën’ duke thënë se ai do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Së fundmi, kishte pasur spekulime që sugjeronin se trajneri katalanas mund të ndryshonte vendimin e tij nëse klubi e përfundon sezonin me trofe.
Mirëpo këtë e ka mohuar vet Xavi, i cili ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur ai e bëri të ditur lajmin për largimin e tij.
“Deri më sot, asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk ka diçka tjetër më shumë se kjo, mbetet e njëjta dhe ne jemi të fokusuar tek ndeshja e ardhshme”, ka thënë Xavi.
“Është vërtetë që ne kemi bërë mirë së fundmi. Unë e shoh ekipin në stërvitje çdo ditë dhe grupi i lojtarëve është më pak i tensionuar se sa më parë, por e nesërmja është një histori tjetër, këtu tek Barcelona ju keni një mision çdo ditë. Momenti i së vërtetës këtë sezon po vjen, dhe ne ndihemi se kemi qenë mirë gjatë javëve të fundit”, është shprehur spanjolli.
Në sezonin e tij të parë të plotë në krye të Barcelonës, 44-vjeçari e ka udhëhequr klubin drejt titullit në La Liga dhe gjithashtu i ka ndihmuar ata që të fitojnë Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin në finale.
Në sezonin aktual tani, gjiganti katalanas ka hasur në vështirësi për të gjetur formën. Ata kanë dështuar që të mbrojnë titullin e Superkupës, pasi Real Madridi kësaj radhe i mposhti në finale, ndërsa blaugranasit u eliminuan edhe nga Copa Del Rey, pas humbjes me rezultat 4-2 ndaj Athletic Bilbaos./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të mirët e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Vendimtar me penalltinë e pritur në fund të ndeshjes, Haxhihamza më i miri i xhiros së 23-të në Superligë

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa