Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar zgjatjen e kontratës së tij në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Real Betis.

Ish-mesfushori i Barcelonës konfirmoi se ka arritur një marrëveshje me klubin për ta zgjatur bashkëpunimin edhe më tutje.


“Unë jam i lumtur tek Barça, projekti po vazhdon. Rinovimi i kontratës do të zyrtarizohet në ditët në vijim”.

xavi 1

“Kur ata flasin keq për mua unë qeshem, sepse ju më keni fajësuar shumë këtë vit, por në fund  jam nominuar për çmimin “The Best”, ka thënë tekniku spanjoll.

Barcelona e ka fituar titullin e ligës sezonin e kaluar nën urdhëratë e Xavit. Katalanasit e përfunduan kampanjën me një diferencë prej dhjetë pikëve me vendin e dytë, rivalin Real Madridin.

Teksa jemi tek sezoni 2023/24, Barcelona mbetet e pamposhtur me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para të sezonit.

Blaugranasit do të përballen me Real Betisin në xhiron e radhës në La Liga me 16 shtator, me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

telegrafi sport app