Xavi flet për barazimin ndaj United, thotë se janë dëmtuar nga gjyqtarët

Barcelona dhe Manchester United kanë barazuar 2:2 në një ndeshje spektakolare në Camp Nou në kuadër të 1/16 në Ligën e Evropës.
Ka qenë një sfidë tejet interesante, por kualifikimi do të vendoset vetëm në ndeshjen e kthimit në Old Traford.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se ka qenë një ndeshje e barabartë, por thotë se do të kërkojnë kualifikimin në Manchester.
“Ishte një ndeshje shumë e barabartë. Kemi luajtur kundër një skuadre të madhe, shumë punëtore dhe fizike, e cila di të rivalizojë shumë mirë. Kishim ndjesinë se mund ta kishim shënuar edhe golin e fitores. Por kualifikimi do të vendoset në ‘Old Trafford’. Në Manchester do të shkojmë për të provuar të kualifikohemi”, deklaroi Xavi.
“Ata bëjnë shumë mirë presion, fitojnë shumë duele në aspektin fizik. Ne na kushtoi humbjen e disa topave, por në fund bëmë mirë. Presingun pas humbjes së topit e bëmë mirë, por United ka lojtarë të mëdhenj, të cilët bëjnë zgjedhjet e duhura”, vazhdoi tutje trajneri katalunas.
Tutje Xavi ka thënë se janë dëmtuar për një penallti dhe për këtë foli edhe me gjyqtarin kryesor.
“Unë e kuptoj në mënyrë të përsosur zemërimin e futbollistëve. Unë gjithashtu isha i zemëruar dhe e tregova këtë. Ende jam. Penalltia për mua ishte shumë e qartë. Shkova t’i them gjyqtarit pikërisht këtë pasi ky është mendimi im dhe nuk do të ndryshojë sigurisht asgjë”.
“Ai thotë se dora ishte pranë trupit, por për mua nuk ishte. Është një penallti e pastër. Ne luajtëm për ta fituar ndeshjen. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe të qartë deri në fund. Është për të ardhur keq. Dhamë gjithçka. Ishte një lojë e nivelit evropian”, u shpreh Xavi.
United dhe Barcelona do të përballen në Old Traford të enjten e ardhshme në sfidën e kthimit ku do të vendoset kualifikimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame