Barcelona luan kundër Cadiz të dielën dhe dëshiron të regjistrojë fitoren e shtatë radhazi në kampionat.

Barcelona është lider në La Liga dhe ka tetë pikë më shumë se ndjekësi i parë, Real Madridi.


Xavi ka folur për ndeshje, ndërsa kishte fjalë shumë të mira për Franck Kessien.

xavi 1

"Ne kemi një kundërshtar të vështirë që na pret, por do të përpiqemi të përfitojmë nga mundësitë tona. Duhet të përdorim më shumë Robert Lewandowskin, ai është i rrezikshëm sa herë që ka topin".

"Kessie? Ai lojtar priti shansin e tij dhe tani ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë. Ai stërvitet mirë dhe mund të jetë shembull për të gjithë", ka thënë Xavi.

Kessie mbërriti në Barcelonë verën e kaluar si lojtar i lirë nga Milani, ku fillimisht ishte rezervë dhe tani në shkurt hyri në ekipin e parë./Telegrafi/

telegrafi sport app