Edhe pse Microsoft ka hequr mbështetjen prej kohësh për Windows 7, ende ka nga ata që nuk e kanë harruar këtë sistem operativ dikur shumë të popullarizuar.
Shumica e shfletuesve kryesorë të internetit nuk ofrojnë më mbështetje për Windows 7, 8 dhe 8.1, por një shfletues refuzon të heqë dorë nga këto versione të pa përkrahura të Windows-it.
Mozilla ende ofron përditësime të sigurisë për Firefox 115 ESR në versionet e pa përkrahura të Windows-it dhe, sipas të gjitha gjasave, nuk ka ndërmend të ndalojë këtë praktikë së shpejti.
Në fillim të vitit 2023, Mozilla kishte njoftuar planin për t’i dhënë fund mbështetjes për Windows 7 gjatë shtatorit 2024. Megjithatë, kur erdhi ai moment, Mozilla vendosi të vazhdojë mbështetjen për Firefox 115 ESR edhe për gjashtë muaj të tjerë, duke argumentuar se ka ende një numër të mjaftueshëm përdoruesish të Firefox-it në Windows 7 për ta justifikuar këtë zgjerim.
Tani, Firefox do të marrë edhe gjashtë muaj shtesë përditësimesh sigurie për Windows 7, 8 dhe 8.1. Sipas kalendarit zyrtar të përditësimeve, mbështetja për ESR 115 do të zgjasë për Windows 7-8.1 dhe macOS 10.12-10.14 deri në shtator 2025.
Megjithatë, përditësimet mund të vazhdojnë edhe pas kësaj periudhe, pasi Mozilla ka deklaruar se do ta rishikojë vendimin sërish në gusht të këtij viti.
Këto ndryshime prekin vetëm Windows 7, Windows 8, Windows 8.1, si dhe macOS 10.12, 10.13 dhe 10.14. Përdoruesit e Firefox-it me sisteme operative më të reja dhe ende të përkrahura përdorin versione më të fundit të shfletuesit.
Aktualisht, Mozilla ofron versionin 135 për Release Channel si dhe versionin 128 për Extended Support Release Channel. Firefox ESR mund të shkarkohet nga faqja zyrtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hap i madh në mjekësi – Inteligjenca Artificiale ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive

Cili është aplikacioni më i sigurt i mesazheve?

Samsung Galaxy S25 Ultra: Shkrepni foto mahnitëse natën falë inovacionit të pakrahasueshëm të kamerës

Hap i madh në mjekësi - Inteligjenca Artificiale ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve të mushkërive

Cili është aplikacioni më i sigurt i mesazheve?

Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Samsung Galaxy S25 Ultra: Shkrepni foto mahnitëse natën falë inovacionit të pakrahasueshëm të kamerës

Çfarë është Starlink i Elon Musk dhe si do t'ia shoh hajrin Kosova?

Samsung njofton lansimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani