Wilshere zyrtarizohet si trajner i ekipit të Arsenalit U-18

Ish-mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, i dha fund karrierës si futbollist aktiv në moshën 30 vjeçare, ndërsa tashmë ka nisur një karrierë të re në sportin më të popullarizuar.
Ai është caktuar si trajner i skuadrës së Topçinjve nën moshën 18 vjeçare.
“Jack do të jetë kryetrajneri i ri. U pensionua pikërisht në kohën e duhur për ne! Jam i kënaqur për këtë”, ka thënë kreu i Akademisë së Arsenalit, Per Mertesacker.
“I kam telefonuar 10 herë në ditë për katër javë (lidhur me punën). Ai e ka kaluar periudhën e pensionimit dhe ka hyrë në diçka të panjohur. Mbështetja e tij ka qenë e madhe”, ka thënë Wilshere për Mertesacker.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































