William Saliba zbulon synimin e madh pas rinovimit me Arsenalin: Nuk jam ende 100% i lumtur

Mbrojtësi francez William Saliba ka shprehur ambiciet e tij të mëdha pasi zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Arsenalin.
24-vjeçari ka theksuar se synimi kryesor mbetet fitimi i trofeve me klubin nga 'Emirates'.
"Jam i lumtur tani, por jo 100% i lumtur sepse duhet të bëjmë më shumë. Duhet të fitojmë tituj, sepse këtë e duam ne, këtë e do klubi", ka thënë fillimisht qendërmbrojtësi 24-vjeçar.
Saliba gjithashtu vlerësoi maksimalisht trajnerin Mikel Arteta, duke e cilësuar si një nga më të mirët në botë.
"Trajneri është një nga më të mirët në botë. Më ka ndihmuar shumë, ai dhe stafi i tij. Jam shumë i lumtur që punoj me ta".

Edhe pse ka treguar formë të lartë, Saliba beson se më e mira ende nuk ka ardhur.
"Jam 24 vjeç dhe mendoj se nuk kam arritur ende kulmin tim. Kam ende shumë për të përmirësuar dhe shumë për t’i dhënë kësaj skuadre. E di që trajneri dhe stafi do të më ndihmojnë të bëhem më i miri, ose një nga më të mirët, në botë dhe të fitoj trofe", përfundoi Saliba. /Telegrafi/














































