Jetro Willems mund të jetë lojtari i ri i Romës nga edicioni i ardhshëm.

Mbrojtësi holandez e ka pranuar se do të largohet nga skuadra e tij aktuale Eintracht Frankfurt gjatë afatit kalimtar të verës.


Në një intervistë për mediat holandeze, mbrojtësi i majtë ka konfirmuar se Roma dhe Newcastle janë skuadrat që po e duan atë.

25-vjeçari ka thënë se gjatë verës do të largohet dhe tanimë Frankfurti i ka caktuar edhe çmimin.

GettyImages 1130485881 Jetro Willems. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Roma dhe Newcastle janë dy skuadrat që më duan. Të shohim ku do të shkoj në verë”, tha Willems.

Gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës i kanë caktuar çmimin prej 10 milionë eurove mbrojtësit të majtë.

Ish-anëtari i PSV Eindhoven këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat ku ka asistuar në katër gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app