Shqiptarja e famshme, Rita Ora, është paraqitur në skenën e vendosur në sheshin "Skënderbeu" të Prishtinës.

Mijëra njerëz janë mbledhur në kryeqytet për ta përcjellë koncertin madhështor, në të cilin ylli kryesor i mbrëmjes është këngëtarja e lindur në Prishtinë.


ritafk3 1

Pas atmosferës të krijuar nga yjet vendore, në skenë doli këngëtarja shqiptare me famë botërore.

ritafk5

"I Will Never Let You Down" ishte kënga hapëse e koncertit të shumëpritur të 27-vjeçares.

Më pas ka vazhduar me këngën kushtuar vendlindjes së saj, "Shine Ya Light".

ritavalle

Para se të fillonte interpretimin, Rita i tha publikut se kjo këngë u kushtohej atyre.

ritaegzo

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë ai që ka njoftuar daljen në skenë të këngëtares.

“Kosovë urime dhjetëvjetorin. Shqiptarë urime! Rita Ora është me ju, Urime!” ka thënë kreu i Qeverisë para ngjitjes së Ritës në skenë.

ritafk1

Koncerti i Rita Orës është organizuar në kuadër të aktiviteteve të shumta për të shënuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

rita fkl