Georginio Wijnaldum shënoi dy gola në ndeshjen e ‘Euro 2020’, ndërmjet Holandës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mënyrë, ai e ngriti në 25 numrin e përgjithshëm të golave me kombëtaren në 78 ndeshje të zhvilluara.


Wijnaldum e ka barazuar legjendën Marco van Basten në listën e golashënuesve më të mirë të Tulipanëve.

wijnaldum 6 1 (Foto: Instagram/gwijnaldum)

Legjenda e Ajaxit dhe Milanit kishte shënuar 24 gola në 58 ndeshje zyrtare me Holandën.

Transferimi i ri i Paris Saint-Germain tash e ka barazuar rekordin e Rafael van der Vaart, i cili kishte realizuar 25 gola në 109 paraqitje.

Ndërkohë, ai ndodhet me tre gola prapa bashkëlojtarit, Memphis Depay, i cili po ashtu shënoi një gol ndaj Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

gwijnaldum 205141382 2273484162783293 345898506871100901 n (Foto: Instagram/gwijnaldum)

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

telegrafi sport app