LAJMI I FUNDIT:

Wieland: Do ta mbështesim edhe më tutje Kosovën dhe MAShTI-in

Wieland: Do ta mbështesim edhe më tutje Kosovën dhe MAShTI-in

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, të shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga udhëheqës të institucioneve të ndryshme gjermane, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në të gjitha nivelet e arsimit.

Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, theksoi mbështetjen që do ta ketë edhe më tutje Kosova dhe MAShTI, në mënyrë që fëmijëve dhe të rinjve t’iu ofrohet arsim cilësor. Ai theksoi se është e rëndësishme që të rinjtë së pari të marrin shkollim të mirë dhe më pas ata të jenë në një treg të punës pa korrupsion dhe nepotizëm.

Ministrja Bajrami falënderoi Gjermaninë për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme dhe në të gjithë sektorët, e veçanërisht në sektorin e arsimit, ku mbështetja ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme.


Ministrja foli për gjendjen në arsim dhe për programin qeveritar, i cili e ka prioritet përmirësimin e gjendjes në arsim, prandaj theksoi nevojën e mbështetjes së partnerëve zhvillimorë. Ajo u zotua se projektet që janë duke u realizuar në arsim, por edhe ato që do të fillojnë, do të implementohen pa pengesa dhe vonesa nga ana e MAShTI-t.

Sipas një komunikate të ministrisë, në këtë takim, u biseduan shumë tema konkrete, ku Gjermania mund ta mbështesë Kosovën, si politikat komunale në arsim, edukimi në fushën e administratës publike, shkëmbimi i nxënësve dhe tema të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori