West Ham United e ka fituar derbin e Londrës përballë Chelseat me rezultat 3-2.

Kampioni në fuqi i Evropës ishte duke udhëhequr 1-2 nga pjesa e parë, por vendasit rikthyen gjithçka në pjesën e dytë për t'i marrë tri pikët.


Portali i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, SofaScore ka vlerësuar tanimë lojtarët që kanë luajtur në këtë sfidë.

16386223528840

Arthur Masuaku që shënoi golin e tretë për vendasit ka qenë me notën më të lartë.

Ndërkohë me notë të mirë tek 'Çekanët' u vlerësuan edhe Antonio, Bowen e Lanzini.

Megjithatë përkundër humbjes, nota më e lartë shkoi për Mason Mount të Chelseat, që asistoi e shënoi. /Telegrafi/

telegrafi sport app