LAJMI I FUNDIT:

West Ham tallet me Sanchon, ia poston një video ku turpërohet nga Fornals

West Ham tallet me Sanchon, ia poston një video ku turpërohet nga Fornals

Faqja zyrtare e West Hamit është përkujdesur të tallet me yllin e Manchester Unitedit, Jadon Sancho, pasi ai u driblua lehtësisht dhe u turpërua në një moment nga Pablo Fornals në ndeshjen e të mërkurës mbrëma.

Klubi londinez arriti t’i mposht Djajtë e Kuq me rezultat minimal 1-0 në kuadër të Carabao Cup dhe të kalojë në raundin tjetër.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e tetë nga argjentinasi Manuel Lanzini.


Të gjithë po qeshin me Bruno Fernandesin, ylli i Man Utd u përpoq të shënonte golin e barazimit duke mos respektuar ‘fair-play’
Lexo po ashtu Të gjithë po qeshin me Bruno Fernandesin, ylli i Man Utd u përpoq të shënonte golin e barazimit duke mos respektuar ‘fair-play’

Megjithatë, gjatë ndeshjes pati momente interesante dhe raste të shumta shënimi.

Por, faqja zyrtare e vendasve londinez u përkujdes t’ia kujtoj një moment jo të mirë blerjes 85 milionë eurosh të Unitedit, Sanchos.

Sulmuesi anglez në një moment tentoi t’i bëjë presion dhe t’ia marr topin spanjollit Fornals, por u turpërua duke iu futur topi mes këmbëve.

Ky moment dhe ky driblim turpërues iu kujtua Sanchos me anë të një postimi nga faqja zyrtare e West Hamit.

“Shihemi më vonë”, ka shkruar klubi londinez në faqen zyrtare, ku ia ka bashkangjitur edhe videon e driblimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori