Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark tha se është përvojë e jashtëzakonshme për të kthimi në Kosovë për të parë demokracinë, presidentin, kuvendin, udhëheqjen dhe ekonominë e Kosovës krahasuar me kohën e tragjedisë 20 vjet më parë, duke shtuar se populli Kosovar është duke ndihmuar vendin të ecë drejt Perëndimit.
“Pres me padurim kohën kur Kosova do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO-n…Dua ta shoh këtë vend si anëtar të NATO-s sepse NATO është për ata njerëz që besojnë në liri,” tha Gjenerali Clark duke shtuar se Kosova ka treguar guximin dhe përkushtimin për këtë.
Ndërsa presidenti Hashim Thaçi duke falënderuar gjeneralin Clark për ardhjen e tij në Kosovë tha se kjo është një vizitë e veçantë ku gjenerali kthehet për të festuar 20 vjetorin e çlirimit.
“Dëshiroj të falënderoj gjeneralin Clark për ardhjen e tij në Kosovë në shtëpinë e vetë në familje e vetë, në mesin e njerëzve që e duan dhe e respektojnë. Kjo vizitë me rastin e 20 vjetorit të çlirimit e Kosovës është e veçantë edhe për neve por edhe për gjeneralin sepse është së bashku me familje , që ta ndiejnë së bashku me ne festimin e lirisë së Kosovës që ka ndodhur me kontributin e jashtëzakonshëm dhe historik të heroit tonë gjeneralit tonë Clark, prandaj mirënjohëse dhe përulësi i nderuari gjeneral për punën tuaj të jashtëzakonshme për lidershipin të jashtëzakonshëm. Në anën tjetër ne e kishim kënaqësinë e jashtëzakonshme që dje dhe sot të kemi biseda të shkëlqyera me presidentin Clinton dhe sekretaren Albright dhe çdo mjedis ke qenë objekt i bisedës së vlerësimit më të lartë për atë rol historik që ke treguar, për lidershipin e guximshëm dhe vendimtar që diktatori Millosheviq të largohet, që populli të fitoj lirinë, që qytetarët e Kosovës të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre që të fillojmë jetën e re, jetën për një perspektivë në NATO dhe Bashkimi Evropian dhe kultivimin e përhershëm e përjetshëm të raporteve me ShBA ”, tha Thaçi.
Gjenerali Clark dhe mysafirë tjerë po marrin pjesë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës