LAJMI I FUNDIT:

Washington Post: Maqedonia dhe Greqia të gatshme për zgjidhje

Washington Post: Maqedonia dhe Greqia të gatshme për zgjidhje

Kontesti i emrit të Maqedonisë nuk është tanimë problem vetëm i dy shteteve, por i gjithë Evropës dhe rajonit.

Washington Post ka shkruar për takimin e dy ministrave të jashtëm të të dy vendeve, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov që u realizua dje (23 mars) dhe këtë takim gazeta prestigjioze amerikane e përshkruan si përparim në çështjen e zgjidhjes së problemit.

Shkrimi i autorit Konstantin Testorides, për Associated Press që citohet nga Washington Post tregon edhe për protestat që janë organizuar para Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, me mesazhe për mos ndërrimin e emrit të shtetit të vogël të Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjithashtu në shkrim thuhet se takimi mes dy ministrave të jashtëm nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret rreth zgjidhjes për emrin, dhe se kjo çështje pritet të zgjidhet më 30 mars në takimin trepalësh Matthew Nimetz, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Përshtypje për Washington Post dhe Associated Press, është edhe fluturimi i Kotzias në Shkup, që është ngjarje historike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori